Krisma armësh janë dëgjuar pak pas orës 16:30 në Vlorë.
Deri më tani mësohet se është qëlluar me armë drejt një karburanti në lagjen ‘10 korriku’ në qytetin bregdet. Deri më tani është shoqëruar një person me inicialet Xh. S., i cili është edhe i dyshuari për këto të shtëna
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për shkrepje arme në mënyrë të pavullnetshme.
Mesohet se eshte shoqeruar personi i cili ka shkrepur armen, dyshohet pa dashje, ndërsa po sqarohen rrethanat e ngjarjes e cila ka shkaktuar panik ne nje kohe qe pushuesit jane te shumte ne qytetin bregdetar.