Gazetari dhe publicisti i njohur grek, Stefanos Chios, ka qenë shenjestër e një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë botuesit jashtë shtëpisë së tij. Ishte ora 2 e mëngjesit, ku ndërsa kthehej në banesë i qëllua me dy plumba në qafë dhe brinjë, ndërsa dy plumba të tjerë u gozhuan në makinën e tij.
Autori i krimit arriti të shpëtojë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, bazuar në informacionet e para të mediave greke.
Stefanos Chios u paraqit në spital në orën 3 të mëngjesit. Gjendja e tij shëndetësore karakterizohet si serioze, por nën kontroll.
Hetimi i çështjes u ndërmor nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Sigurinë e Atikës.
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2020/07/gazetari.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2020/07/gazetari-grek-300x169.jpg)