Rasti i ri me koronavirus, i regjistruar në Sarandë në 24 orët e fundit, i përket një fëmijë 3 muajsh.
Mësohet se të premten e kaluar rezultoi pozitive e ëma e foshnjës, një 25-vjeçare, ndërsa mbrëmë ka rezultuar e sëmurë edhe fëmija i saj.
Po ashtu, drejtë Infektivit në Tiranë është nisur edhe efektiv policie që rezultoi pozitiv me COVID-19 një ditë më parë.
117 raste të reja me koronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit në vend, ndërsa 6 persona humbën jetën.