BallinaAktualitetVIDEO/Britma e të qara, pamje drithëruese, si u shpëtuan nga mbytja tre...

VIDEO/Britma e të qara, pamje drithëruese, si u shpëtuan nga mbytja tre të miturit në plazhin e Divjakës

spot_img

Momente me pamje të rënda janë këto në videon më poshtë, që tregon vrojtuesit që kanë nxjerrë në breg të detit tre të rinj dhe i japin ndihmën e parë për t’i rikthyer parametrat jetësorë.

Ulërima, të qara, momente dëshpërimi e drithëruese dëgjohen në video, teksa thirren emrat e djemve që janë nxjerrë në breg.

Ditën e djeshme, më 25 korrik 2020 në Plazhin e Divjakës, Vrojtuesit e Plazhit në bashkëpunim me shërbimin e patrullës së përgjithshme në plazh, kanë arritur të shpëtojnë 3 të mitur nga mbytja, M.A. 14 vjeç, E.A. 12 vjeç dhe F.U. 17 vjeç.

Të tre të miturit e rrezikuar kishin kaluar bovat kufizuese, kur janë konstatuar nga Vrojtuesi Markelian Stefi, i cili ka njoftuar edhe patrullën e plazhit të Divjakës.

Markeliani, se bashku me Maksut Mullai, të cilëve u erdhën në ndihmë edhe Vrojtuesit Rudi Avrami, Arben Gjoni dhe Ardit Musai, u janë afruar për t’i transportuar në breg dhe për tu dhënë ndihmën e parë mjekësore duke u shpëtuar jetën për fat të mirë.

Nga shërbimet policore është njoftuar autoambulanca e Divjakës dhe 3 të mitiurit janë dërguar për në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjeksore të specializuar.

Mësohet se tre të rrezikuarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe shëndoshë e mirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular