Në një intervistë për gazetaren Marjana Legisi në Tempora nga Sonila Meço, Brisida Shehaj, ish-anëtare e Asamblesë Kombëtare e PS-së tha se ëhstë për lista të hapura 100%.
Shehaj tha se listat e hapura 100% sjellin garë dhe alternativa për votim.
Brisida Shehaj: Unë jam për lista të hapura 100%, pasi ku ka garë prodhohet gjithmonë diçka e mirë. Unë e kam shprehur këtë. Jam për lista 100% të hapura. Jo për këto metodat e hedhura rishtazi nga Rilindja. Listat e hapura do të sillnin disa alternativa të votuara nga populli, kurse listat e hapur amë këtë formulë nuk besoj se do të prodhonin diçka të madhe.
Në tiranë ka 34 deputetë, me propozimin e Rilindjes, nga 1 deri në 11 do të jetë e mbyllur do të jetë e mbyllur nga kryetari, ndërsa pjesa tjetër do të garojë. Në 2017 PS mori 18 deputetë, pra deri te i 11-ti janë të kryetari. Populli, që të gjithë shqetësohen, do të votojë nga 1 deri në 18. LSI ka 5 që nuk ka garë fare, PD 11 që do të thotë plus minus 1. Kjo skemë e Rilindjes nuk fut garën dhe nuk fut mendim për popullin.