BallinaAktualitet27 vjeçari humb jetën nga koronavirusi, dedikimi prekës i rektorit të Universitetit...

27 vjeçari humb jetën nga koronavirusi, dedikimi prekës i rektorit të Universitetit ku studionte

spot_img

Një i ri nga Kosova, ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me koronavirus. Vetëm 27-vjeç dhe një student i shkëlqyer i arkitekturës, Bersanti la pas një plagë të madhe në familje.

Këtë të enjte atij është dhënë lamtumira e fundit në një moshë fare të re. Bersantin e njihnin si djalë ambicioz dhe mjaft të talentuar.

Rektori i Universitetit ku ai studionte, Edmond Hajrizi, ka ndarë një letër ngushëlluese familjes.

Humbja e të riut ishte e papritur teksa rektori kujton se me sa pasion studionte Bersanti.

Edmond Hajrizi shkruan: Me dhimbje të thellë morëm lajmin që studenti jonë, Bersanti, humbi betejën nga virusi COVID-19. Bersanti ishte një djalë i ri që kishte ambicie dhe arritje të shumta profesionale, mbi gjitha ishte student i dalluar në fushën arkitekturës.Kosova humbi një profesionist në formim e sipër, familja humbi më të dashurin e tyre, me ç’rast, në emër të UBT-së, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular