Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në lagjen “Uznovë” në Berat.
Dy mjete janë pëplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, njëri prej mjeteve ka përfunduar në oborrin e një dyqani në anë të rrugës, duke thyer rrethimin dhe stendat e dyqanit.
Nga përplasja të dyja mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale por fatmirësisht dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur lehtë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore që kanë kryer edhe ekspertimin e vendngjarjes.
Sipas policisë, shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia jashtë normave