Ditën e sotme një biznesmen nga Tirana është gjetur i pajetë në banesën e tij në periferi të kryeqytetit. Mësohet se bëhet fjalë për 37-vjeçarin Eugert Lazaj, pronar i kompleksit “Adorions Palace” në zonën e Maminasit.
Dyshimet e para janë se 37-vjeçari të ketë kryer vetëvr.asje, por ngjarja është ende duke u verifikuar nga grupi i hetimit. Në trupin e të ndjerit janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga àrma e zjarrit.
Policia gjeti pranë trupit të tij a.rmën me të cilën dyshohet të jetë kryer v.rasja, ndërkohë që autoritetet dyshojnë për vetëv.rasje në kushtet e depresionit.
Për ndarjen nga jeta të 37-vjeçarit ka reaguar edhe moderatorja Dajana Shabani e cila shkruan se ndihet shumë e prekur.
“Nuk më besohet që nuk jeton më! Të njoh që 18-vjeç dhe ti meritoje me jetu!!! Qofsh i parajsës miku i ditëve të vështira”, shkruan Dajana Shabani.