BallinaKryesoreArdit Gjoklaj, Erjon Veliaj dhe Kovid

Ardit Gjoklaj, Erjon Veliaj dhe Kovid

spot_img

Nga Ernil Sabaj
(Doktorant në Angli)

Para dy ditësh lexova lajmin që Kryetari Bashkisë Tiranë infektohet nga Covid-19. Lajm që pritej duke analizuar sfidën që ai i kishte hedhur virusit me neglizhencen e tij. Për nje moment më erdhi shumë keq, si qënie njerezore që jemi. Askush nuk meriton të vuajë dramën shëndetësore dhe psikologjike që Covidi-19 sjell. Ndjekur nga ankthi që mund të humbasësh një person të familjes. Ështe një tmerr i vërtet. Duke ndjekur profilin e tij në facebook më bënë përshtypje shumë njerëz që ishin gati të jepnin vite nga jeta e tyre për shëndetin e mini-liderit suprem, nqs kjo do të ishte e mundur (për sesi, shih filmin “In time” me Justin Timberlake). Shqiptarët gjithmonë kanë qenë popull bujar me diktatorët. Më kujtohet dikur që kam lexuar një pjesë mbi afrimin e vjekjes se Stalinit dhe gjyshit dashamirës nga Shqipëria e vogël që ofron dy javë nga jeta e tij, që të zgjasi jetën e të madhit. Për ironi të dy vdesin në të njejtën ditë (Autori shqiptar nuk me kujtohet). Befas, më erdhën në mendje disa ngjarje të shkaktuara në mënyre indirekte apo direkte nga kryetari në keto vitet e fundit. I pari ishte Ardit Gjoklaj, adoleshenti që guxoi të punonte dhe studionte njekohesisht për të realizuar ëndërrat e tij. A vallë familja e tij po mendon të dhurojë ditë nga jetet e tyre për kryetarin? Mu kujtuan ata gjyshërit që kishin dalë foto me kryetarin ditët e fundit. Po ata vallë? Po shqetësohen më shumë nqs do jenë në gjendje të shikojne më nipërit e tyre apo nqs dy javëshi i tyre i mjafton kryetarit? Po ai qeni i gjorë? Ok, ndoshta ky mund ta ketë mëndjen tek ndonjë kockë që i kanë dhënë. Po ata mbledhësit e kanaçeve dhe shitësit e farave që Erjoni i persekuton vazhdimisht, ç’mendim kanë? Apo mos ndoshta nuk kanë arritur te mbledhin mjaftueshëm për buken e përditshme dhe nuk ja kanë dalë dot më tej? Jo, ata nuk mendojnë për kyetarin. Ata mendojnë për kamionet drejt Anglisë. Mu kujtuan 110 milionë eurot e Becchetti-t. Mua kujtuan dhe ata gjynahqarë me sëmundje të rënda në këto vitet e fundit që dalin në media dhe luten për 50 mijë eurosha që të trajtohen jashtë vendit dhe të kryejnë operacione të shtrenjta. Plot 2200 jetë që mund të shpëtoheshin me ato para. Deshira që kisha në zemer që kryetari të bëhet më mire filloi të më zbehej…. Nga dy javë po e ul ofertën time në një.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular