Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Mullet në periferi të Tiranës. Për fat të mirë, nuk bëhet fjalë për të plagosur. Mësohet se një person ka qëlluar në ajër pranë një parkingu automjetesh.
Ppas këtij akti, autori është larguar me shpejtësi me anë të një foristrade. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rastin.
Njoftimi:
Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip “Foristradë”.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.