Gjatë paradites së stome u njoftua në media se ishte arrestuar një veteran i UÇK nga policia shqiptare.
Lajmi në fillim u publikua nga kreu i shoqatës së veteranëve të UÇK në Kosovë çka solli edhe reagime të menjëhershme të klasës politike por edhe më gjërë
Por ajo çka të bie ne sy është se lajmi u konfirmua nga Ministrja e Jashtme e Kosovës e cila deklaroi se është shoqëruar e me pas është liruar veterani i UÇK.
Por lajmi i arrestimit te veteranit të luftës që u publikua në media u hodh poshtë nga vetë zëdhënsi i policisë së Shtetit Shqiptar i cili sipas gazetës panorama.al e ka mohuar të jetë ndalaur nje ish veteran i UÇK dhe pikërisht Murtez Kastrati nga Lipjani
Kjo është e plotë ajo çfarë shkruan gazeta Panorama pasi ka kantuktuar me Mullain:
“Por, zëdhënësi i policisë së Shtetit, Gent Mullai i kontaktuar nga “Panorama Online” thotë se lajmi nuk është i vërtetë, duke mohuar kështu pretendimet shoqatës së veteranëve të Kosovës, sipas të cilave, Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani ishte ndaluar në Shqipëri”.
Kjo tregon se policia e shtetit është shumë serioze në arrestimin e njerëzve me urdhër të Serbisë po nuk ka pikën e seriozitetit kur mundohet të fshehë të vertetën.