Natën e shkuar dhe mëngjesi i sotëm është shoqëruar me stuhi dhe reshje shiu në një sërë zonash të vendit tonë.
Himara ishte ndër më të prekurat, duke i marrë jetën edhe një gruaje, e cila po tërhiqte rrjetën e peshkimit nga deti bashkë me familjar të saj.
Familja me 3 anëtarë, bashkëshorti, gruaja dhe djali ishin nisur për të zënë peshk në det në orët e para të mëngjesit, ndërsa stuhia e fortë ka përmbytur varkën.
Këto janë pamjet që janë filmuar nga Malton Dibra i Agjencisë LSA, që vijnë për lexuesit.