BallinaKronikeNjë vajzë e akuzuar për plagosje dhe një i mitur në pranga,...

Një vajzë e akuzuar për plagosje dhe një i mitur në pranga, 6 të arrestuar nga Policia në 24 orët e fundit

spot_img
spot_img

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës në 24 orët e fundit, mes tyre një vajzë e cila ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ajo është shtetasja me incialet K. N., 22 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë 15 ditë burg.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 30 vjeç, si dhe referuan materialet për shtetasin F. D., 35 vjeç.

Në rrugën “Tom Plezha”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit K. B., u gjetën dhe sekuestruan një tavolinë pokeri me letra dhe çipsa për të luajtur poker dhe tre kompjuterë me programe që përdoren për lojëra fati.

Ndërsa shtetasit F. D., klient i lokalit, në çantën e krahut, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. A. dhe F. A., pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, gjatë kontrollit fizik shtetasit K. A. iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Ndërsa shtetasi F. A. ka kundërshtuar me veprime fizike dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur shoqërimin e shtetasit K. A. në ambientet e Policisë.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet për shtetasit T. A. dhe E. A. (kushërinj me shtetasit e arrestuar), pasi kanë penguar punonjësit e Policisë për të ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. A.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit të mitur me iniciale R. S., 17 vjeç, sepse në rrugën “Hajdar Hidri”, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, ka vjedhur biçikletën e shtetases G. R.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasit e mitur me iniciale E. P. dhe E. P. (vëllezër), pasi në rrugën “Tefta Tashko”, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, u kapën duke vjedhur 1 biçikletë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular