Një sherr banal mes një shqiptari dhe një emigranti me ngjyrë në Itali ka degraduar deri në dhunë fizike.
Shqiptari ka zbritur nga shtëpia dhe i është drejtuar djalit me ngjyrë: përse bën zhurmë, përse s’me lë të fle të q***** robt?
Më pas e ka goditur me shpullë, një herë në faqe dhe më pas mbrapa kokës.
Emigranti me ngjyrë si fillim nuk ka bërë rezistencë dhe nuk i është përgjigjur, por më pas nuk ka duruar dhe i është kthyer shqiptarit.
E ka hedhur në tokë dhe e ka goditur disa herë me grushte, e më pas me shkelmë në fytyrë duke e lënë pa ndjenja.
Të gjithë ngjarjen e ka filmuar një person tjetër që duket sikur është miku i djalit me ngjyrë. Ky i fundit i kërkon ta mbyllë videon dhe të njoftojë policinë.