Një video e publikuar të hënën, tregon një incident në vitin 2018, kur oficerët e policisë u përpoqën të prangosnin një djalë 8 vjeçar, brenda shkollën.
Pamjet e kameras së trupit të policisë, tregojnë incidentin e regjistruar më 14 dhjetor 2018. Dy oficerët e policisë ndodhen përpara fëmijës, i cili raportohet se kishte nevoja të veçanta.
Djali grushtoi një mësues në gjoks dhe u arrestua, sipas raportit. Emri i djalit nuk u rendit në raport për shkak të moshës së tij.
Edhe pse incidenti ndodhi dy vjet më parë, ajo ka ngjallur zemërim këtë javë pasi një avokat ndau videon e arrestimit të hënën.