Shtimi i emigrantëve të huaj në vendin tonë ka rritur edhe numrin e atyre që kryejnë vjedhje, shpesh për të siguruar ushqimin ditor.
Por, në një market në “Don Bosko”, një sirian është filmuar duke kryer vjedhjen e në pije alkoolike.
Ndoshta kishte harruar praninë e kamerave të sigurisë, teksa fut në çantën e shpinës shishen me uiski.
Pronari që ka zgjedhur të bëjë publike videon thotë se nuk ishte pija e vetme alkoolike që mori nga marketi. “Ju lutem publikojeni, ka ndodhur sot ne Don Bosko. Para disa orësh një sirian ka vjedh pije te shtrenjta. Beni kujdes!”, shkroi qytetari duke i bërë thirrje edhe bizneseve të tjera që të ruhen.