BallinaOP EDA eshte ECMO Pajisja e fundit e "mrekullive" në mjekësinë moderne.!

A eshte ECMO Pajisja e fundit e “mrekullive” në mjekësinë moderne.!

spot_img
spot_img

Nga Dr.Henrik Zotaj

Expertet ne te gjithe boten po na tregojne cdo dite se, njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me rregullat e imponuara nga pandemia, pasi koronavirusi do të jetë prezent dhe aktiv për një kohë të gjatë.
SARS-CoV-2 po thuaj ka zhvendosur vemendjen nga te gjitha patollogjite e e tjera, perfshi ketu dhe ato tumorale.!
Ne keto kohe te gjitha praktikat e mira, research..etj, po shkojne ne drejtim te Covid-19 dhe mire behet, per aq kohe sa nuk e kemi vene nen kontroll kete pandemi, ose te kemi nje pergjigje mbi vaxinen, anti-Covid.!
Po, deri atehere numri i pac me SARS-CoV-2 do vije gjithnje e ne rritje, ne keto kushte ne duhet te pergatitemi per ta perballuar kete situate, sidomos rastet qe avancojne, ku Covid-19, shkakton nje Infexioni te rende pulmonar.
Tashme dihet se, COVID-19 është një virus respirator, prek rrugët e sipërme dhe të poshtme respiratore, por edhe organe te tjera si veshka, truri.. etj
Infeksioni i rende pulmonar ne disa raste shkakton, Sindromi i Insufiçiencës Respiratore Acute (ADRS).
Ne kete rast, i sëmuri është i pamundur të marrë frymë vetë, dhe trajtohet vetëm në njësitë e kujdesit intensiv me frymëmarrje të drejtuar, (Intubim)
Por, per te mundesuar qe edhe ne kete faze te semundjes, ti shpetojme njerezit nga pragu i vdekjes, do nevojitej pikerisht kjo pajisje e kujdesit intensiv, shume e vlefshme per te shpetuar jetet e disa pacienteve te Intubuar,
qe quhet ECMO.!

Ceshte ECMO.?

Nje veshtrim siperfaqesor, mbi kete pajisje te Terapise Intensive:
Oksigjenimi i Membranës Ekstracorporale
(jashte qelizore) ECMO
është një Pajisje mbështetëse për jetën. Personat që kanë nevojë për ECMO, kanë një sëmundje të rëndë dhe të rrezikshme për jeten, p.sh. nje infexion te rende pulmonar, sic eshte SARS-CoV-2, ne disa raste.!
ECMO, forma më “agresive” e ndihmës për jetën në dispozicion. Shpikja “po krijo një paradigmë krejtësisht të re”
tha Dr. Kenneth Prager, drejtor i etikës klinike në Qendrën Mjekësore në Universitetin Columbia University.
Makina ECMO, pompon dhe oksigjenon gjakun e një pacienti jashtë trupit, duke e mbajtur një person të gjallë për ditë, javë ose muaj, edhe kur zemra ose mushkëritë e tyre nuk funksionojnë.
(duke lejuar që zemra dhe mushkëritë e tyre të pushojnë)..
Kur, jeni i lidhur me një ECMO, gjaku rrjedh përmes tubit në një mushkëri artificiale (oxigjenator) në makine, që shton oksigjen dhe nxjerr dioksid karboni, atëherë gjaku ngrohet në temperaturën e trupit dhe pompohet përsëri në trupin tuaj.
Ekzistojnë dy lloje të ECMO.
VA- ECMO është i lidhur me venë dhe arterie dhe përdoret kur ka probleme si me zemrën ashtu edhe me mushkëritë.
VV-ECMO është e lidhur me një ose më shumë vena,
dhe përdoret kur problemi është vetëm në mushkëri.
ECMO përdoret ne situata të rrezikshme për jetën, të tilla si dëmtimi i rëndë i mushkërive nga infeksioni, ose shoku pas një sulmi masiv në zemër.
ECMO zëvendëson perkohesisht funksionin e zemrës dhe mushkërive.
Personat që kanë nevojë për mbështetje nga një pajisje ECMO kujdesen në njësinë e kujdesit intensiv në spital.
Pacientet, mund te mbështeten nga një pajisje ECMO
Jo-vetëm, për disa orë në ditë, por mund te kene nevoje edhe për disa javë, në varësi të mënyrës se si gjendja e tyre shendetesore përparon.

Pse përdoret ECMO.?

ECMO përdoret për të ndihmuar njerëzit, të cilëve:
Mushkëritë nuk mund të japin oksigjen të mjaftueshëm për trupin edhe kur u jepet oksigjen shtesë
■ Mushkëritë nuk mund të heqin qafe dioksidin e karbonit edhe me ndihmën e një ventilatori mekanik
■ Zemra nuk mund të pompojë mjaftueshëm gjak në trup.
ECMO gjithashtu mund të përdoret për të mbështetur njerëzit me sëmundje të zemrës ose mushkërive që nuk mund të kurohen ndërsa ata presin një transplant organi.

Sa kohë përdoret ECMO.?

ECMO, mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së një personi, por nuk trajton sëmundjen ose dëmtimin që çoi në dështimin e zemrës apo te mushkërive.
ECMO, thjesht siguron mbështetje për një person, ndërsa ekipi i kujdesit shëndetësor punon në trajtimin e sëmundjes themelore (sic eshte nje infexion) ose dëmtimit te nje organi ose derisa organet për transplant të bëhen të disponueshme.
Disa sëmundje ose lëndime mund të trajtohen shpejt, dhe pacientët kanë nevojë per ECMO për disa orë, kurse ne disa raste te tjera mund të zgjasin më shumë për tu përmirësuar, në këtë rast pacienti mund të ketë nevojë për ECMO për disa ditë ose javë.
ECMO kontrollohet nga një person i quajtur perfuzionist, ose nje terapist respirator me trajnim të përparuar të quajtur specialist ECMO.!

ECMO nje shans me teper per Jeten.!

ECMO nuk i shpëton të gjithë pacientet por, ka përmirësuar mbijetesën për shumë njerëz me sëmundje kritike, të cilët nuk u përgjigjen opsioneve të zakonshme të mbështetjes së jetës, me pajisje te tjera ne Terapine Intensive.
Ne spitalet tona Covid-1 dhe Covid-2 numri i pacienteve qe hyne ne frymarrje te drejtuar (Intubim) eshte disa paciente..
Nje numer rreth 3-5 pajisjesh te tilla ECMO, do ishin
Jete-shpetuese, per nje numer pacientesh qe me obsionet e tjera te terapise intensive nuk do ia dilnin dot, ta fitonin betejen me Covid-19.
Duke perdorur ECMO, ne Terapine Intensive
nje numer i caktuar pacientesh mund t’ia dalin te shpetohen.
ECMO, mund te ishte pjese e Terapise Intensive ne Sherbimet tona Reanimatore.
Kjo pajisje mund ishte shume e vlefshme
jo vetem, ne Spitalet Publike por, dhe ato Jo-publike.

Per shpetimin e jetes, gjithcka ia vlen..!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular