Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë burg me afat 30 ditor për Mariglen Topuzin, i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në një hotel në Tushemisht disa ditë më parë.
Topuzi ka mohuar në mënyre kategorike të jetë pjesë e ngjarjes së ndodhur, ku u qëllua me breshëri drejt hotelit
Avokati mbrojtës i Topuzit u shpreh për mediat se kishte një mungesë provash nga prokuroria për klientin e tij. Avokati theksoi se i ka vënë në dispozicion gjykatës provat e siguruara prej tij se në momentin kur ka ndodhur ngjarja Topuzi ka qenë në një hotel në Golem.
“Ka një mungesë totale të provave nga ana e prokurorisë. E gjithë procedura për të mbrojturin prej meje bëhet për shkak të të kaluarës së tij dhe për shkak të ekzistencës së një konflikti për të cilën ka kryer dënimin në raport me viktimën për veprën penale . pranohet që ndalimi bëhet mbi këtë indicie dhe mbi asnjë provë. Unë kam siguruar pamje me pamje filmike që ai ka qenë në banesë që prej orës 15: 15 të datës 07/08 deri në momentin që ka shkuar policia. Për ngjarjen e ndodhur një javë më parë unë konfimropj me pamje filmike të hotelit ku ai ka qenë në Golem në orën që ka ndodhur ngjarja. Ndërsa gjykata ka kërkuar 30 ditë kohë për të vërtetuar këto prova”, është shprehur avokati.