Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shëruar nga COVID-19 dy javë pas infektimit të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Xhavit Beqiri për gazetën Express.
“Gjendja e kryeministrit është e mirë. Nesër pritet me dal në zyrë, por që do të iu njoftojmë për detaje”,- tha Beqiri.
Hoti nesër duket se do të rikthehet në detyrë si kryeministër i Kosovës për të shkuar në zyrë dhe për të vijuar punën normalisht nga qeveria.