BallinaAktualitetZbulohet një tjetër mjekim për pacientët rëndë me koronavirus, ja rezultatet që...

Zbulohet një tjetër mjekim për pacientët rëndë me koronavirus, ja rezultatet që dha

spot_img

Mjeku Ilir Alimehmeti jep një tjetër lajm të mirë lidhur me betejën ndaj koronavirusit. Mjeku epidemiolog shkruan në ‘Facebook’ se një tjetër mjekim tregohet shumë premtues dhe mund të shtohet në arsenalin e trajtimeve për pacientët me COVID-19 të rëndë.

Për këtë, mjeku i referohet studimit më të fundit nga Studiuesit e Qendrës Kombëtare të Kancerit në SHBA, i cili ka dhënë rezultate mahnitëse te shumë pacientë.

Mesazhi i mjekut:

Lajme te mira miqte e mi!

✅ Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende.

👉 Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin.

🇺🇸 Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane publikuar ne prestigjiozen “Science Immunology” studimin e tyre te akalabrutinibit ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende:

👉 11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)
👉 8 paciente te intubuar

Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re:

✅ Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem.

Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj:

👉 8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

👉 4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.
👉 2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

✅ Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare.

✅ Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19.

✅ Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive.

❗Forca miq!
❗Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme!

Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit:
Distance fizike
Higjiene e rregullt
Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekesise, UMT

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular