Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek mbikalimi i Shën Vlashit, Durrës.
Policia bën me dije, se për pasojë, ka humbur jetën një 45-vjeçar.
Viktima ishte duke drejtuar një motor, i cili ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit.
45-vjeçari humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i Shën Vlashit, Durrës, shtetasi Sh.Z., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga. Menjëherë është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.