Sigurohen pamjet nga momentet e sherrit dhe tensionimit në Bajkaj të Delvinës.
Banorët e fshatit janë konfrontuar me përfaqësuesit e firmës për guroren e cila do të hapet në një zonë ish- ushtarake në Qafën e Breshërit.
Në video, duket një turme njerëzish të cilët konfrontohen me njëri- tjetrin.
Për më tepër aty ka qenë e pranishme dhe nënkryetarja e Bashkisë së Delvinës, për të qetësuar situatën e ndezur tashmë në Bajkaj.