Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë dhe jo vetëm. Ditën e sotme, ka humbur betejën me COVID-19 ish- drejtorit të AKU-së Syrja Binaj.
Mësohet se Binaj trajtohej prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa sot ndërroi jetë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 55-vjeçari nuk arriti t’i bënte ballë virusit vdekjeprurës.