BallinaKryesoreMediat serbe jehonë Tiranës: Ndeshje ferri për Crvena Zvezdën javës tjetër në...

Mediat serbe jehonë Tiranës: Ndeshje ferri për Crvena Zvezdën javës tjetër në Shqipëri! Do të ketë tensione…

spot_img

Mediat serbe i kanë bërë jehonë fitores së Tiranës në Tbilisi përballë kampionëve gjeorgjiane. Javën tjetër Crvena Zvezda, ekipi legjendar i Beogradit udhëton drejt Tiranës për një derbi ballkanik të vlefshëm për raundin e dytë të Champions League.

Nga Blic tek Mondo dhe Danas, pothuajse të gjitha mediat serbe kanë shkruar për fitoren e Tiranës dhe përballjen e ardhshme me të gjitha gjasat në ”Air Albania Stadium”. Por më interesant është artikulli i Kurir. Sipas saj, në Tiranë do të jetë një ndeshje ferri dhe paralajmërohet se do të ketë tensione.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Kurir shkruan se mjafton të kujtohet ndeshja ‘famëkeqe’ e 14 tetorit 2014 në Beograd kur ndeshja u ndërpre nga droni i Ismail Morinës në minutën e 42′ mbi qiellin e stadiumit të Partizanit të Beogradit, dhe më pas gjithçka degjeneroi në dhunë. CAS i dha fitoren në tavolinë Shqipërisë 0-3, kurse në ndeshjen e kthimit në Elbasan, aty ku nuk pati tensione Serbia fitoi 0-2. Gjithsesi Shqipëria arriti të kualifikohet për në EURO 2016 kurse Serbia jo.

Sa i përket Tirana- Crvena Zvezda, ndeshja sipas UEFA-s do të luhet në Air Albania Stadium, më 25 gusht në orën 20:00 dhe është vetëm një ndeshje. Avantazh i Tiranës që luan në Shqipëri por pa tifozë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular