Nga Luçiano Boçi
Nuk mjaftoi që prej 2013 pjesa më e madhe e drejtorëve të shkollave, në shkelje flagrante e me çdo ligj e moral, ishin të komanduar.
Pasi shpikën ‘Shkollën e partisë së drejtorëve’, tani rilindja kërkon fare hapur të realizojë pseudo-konkurse, për të sanksionuar politikisht në drejtim të institucioneve arsimore njerëzit e saj të thekur.
Fushata pothuaj ka filluar dhe kamikazët, sidomos në arsim, duken të domosdoshëm.
Këta mund të kërcënojnë, detyrojnë e dhunojnë hapur mësuesit e nxënësit për votën.
Pa pasur as turp, as stepje se po degradojnë më shumë arsimin, komisionet e konkurseve diktohen me urdhër të pastër politik.
Në Librazhd, për ZA-në atje, anëtare e komisionit të ‘konkursit’ është dhe kryetarja e PS, E. Poçi.
Ka ardhur me letër të posaçme nga partia (Bashkia).
A thua është konkurim për kryetar grup seksioni partie!?
Kryetarja e PS e komisionit për drejtorë, patjetër nuk harron t’i përcjellë komisionit direktivat e shokut Taulant!
E mendoni tani se çfarë drejtësie ka aty, kur çdo anëtar komisioni sheh me sy nga kryetarja e PS për çdo mendim e votë?!
A mos vallë pritet të emërohen më të mirët apo më të aftët?!
As mos e mendoni.
Nëse nuk është militant, shkallën e angazhimit të cilës e cakton kryetarja e partisë, nuk ka shanse.
Që do ishin politike këto pseudo-konkurse për drejtorë kjo dihej, por ta kishin bërë pak me lezet të paktën.
Mirë që janë arrogantë, harbutë dhe dhunues të ligjit, por janë dhe banalë dhe të pacipë.