Ambasada e Shqipërisë në Greqi njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook për mbërritjen e pasaportave dhe kartave të identitetit për ata që kanë aplikuar deri më datë 31 korrik.
Sipas ambasadës, emigrantët mund ta marrin pasaportën me postë duke dërguar në e-mailin e saj adresën e saktë dhe detaje të tjera identifikues.e
Njoftimi i ambasadës
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.
Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.
Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00
“Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]
1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT
Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.