BallinaAktualitetArsyeja/Ali Ahmeti pritet të japë dorëheqjen, mediat: Kush do të jetë pasuesi...

Arsyeja/Ali Ahmeti pritet të japë dorëheqjen, mediat: Kush do të jetë pasuesi i tij

spot_img
spot_img

Pas ftesës për të dëshmuar në Hagë, ka dyshime që Ali Ahmeti mund të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të BDI-së, pasi procesi i dëshmisë dhe intervistimit nga prokurorët e dhomave të specializuara duke se do të jetë i gjatë, e me këtë rast ia pamundëson Ahmetit kryerjen e detyrave si kryetar partie.

Ahmeti pritet që në fund të këtij muaji të udhëtojë për në Hagë, ndërsa diçka konkrete sa i përket dorëheqjes do të ketë në muajin shtator.

Organet partiake si duket janë të papërgatitura për këtë situatë, dhe për të caktuar një pasues të tij në pozitën e kryetarit të partisë.

Në BDI është dëshmuar se figura e Ali Ahmetit është unifikuese dhe ka shuar çdo tentim për përçarje.

Nga burime jozyrtare përflitet edhe emri i Artan Grubit që mund të jetë u.d. kryetar i BDI-së deri në kongresin e ardhshëm partiak.

Grubi vjen nga pozita e zv/kryeministrit të parë të shtetit, që në këtë rast është pozita më e lartë që mban një shqiptar në Maqedoni të Veriut./Burimi: Gazeta Express

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular