Ministria e Shëndetësisë njofton se 141 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 20 prej tyre janë në terapi intensive dhe 9 të intubuar.
Ne perditesimin e fundit te te dhenave behet e ditur se krahas te infektuarve, ne spitalet COVID, jane te shtruar edhe paciente qe jane sheruar nga virusi, por kane nevoje per trajtim shendetesore, si dhe persona te dyshuar si te infektuar.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 156 persona. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8275.
Ndersa pese pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 245.