Tenton vetevrasjen nje vajze e re, pas tensionit te madh qe i ka shkaktuar perndjekja prej 8 muajsh e nje 33 vjecari.
Policia e Tiranes ben me dije se ka arrestuar shtetasin K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë.
“Shtetasja S.Sh., 28 vjeç ka kallezuar se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen”-njofton policia.
NJOFTIMI
Përndiqte prej 8 muajsh 28-vjeçaren, e cila për pasojë tentoi vetëvrasjen, vihet në pranga nga Policia 33-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, menjeherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.
Pas një punë të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.