Nipi i kryetares dhe njëherazi shofer i bashkisë në Roskovec është proceduar penalisht këtë të shtunë nga policia pasi është kapur me drogë në makinë.
Mes tre personave të arrestuar dhe 5 të proceduarve penalisht në Fier gjatë 24 orëve të fundit ka qenë edhe Arber Bufi 35 vjeç, nipi i kryetares së bashkisë Majlinda Bufi.
Droga e gjetur në një nga makinat e bashkisë që përdorej për transportin e kryetares, Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës.
Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë prononcim nga policia e Fierit dhe nga vetë kryebashkiakja Bufi.
Ndërkohë lajmin për procedimin penal të 35 vjeçarit e kanë konfirmuar burime pranë bashkisë së Roskovecit dhe nga dega e PD-së në këtë qytet. /Abcnews