35-vjeçari Arbër Bufi, nipi i kryetares së bashkisë Majlinda Bufi është proceduar penalisht. Në makinën e tij është gjetur një sasi droge e llojit kanabis.
Bufi është edhe shofer i bashkisë së Roskovecit dhe është proceduar pasi është kapur me drogë.
Droga është gjetur në një nga makinat e bashkisë që përdorej për transportin e kryetares Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës. Nuk dihet ende lloji dhe sasia e drogës që është gjetur në makinën e Bufit.
Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë prononcim nga policia e Fierit dhe nga vetë kryebashkiakja Bufi.