Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi ka reaguar pasi nipi i saj, njëherazi shofer në bashkinë që ajo drejton, kap me drogë në makinë.
Bufi thotë se ndalimi i Arbër Bufit nuk ka asnjë lidhje me trillimet nëpër portale, duke i quajtur ato sulme politike.
Ajo paralajmëron se bashkia do të ndjekë në rrugë ligjore ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje.
“-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit : Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !
-Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .
-Së katërti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij :
Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo …
Nipi i i kryetares dhe njeherazi shofer i bashkisë në Roskovec është proceduar penalisht këtë të shtunë nga policia pasi është kapur me drogë në makinë.