Ministria e Shëndetësisë njofton se pese pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 245
“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53 vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi , një 78 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 156 persona. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8275.