Një konflikt ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve prerëse mbrëmjen e sotme në Ersekë. Mësohet se tre persona janë përleshur me njëri-tjetrin.
Burime për abcnews.al nga policia bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur dy persona.
Nga të dhënat e para dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive pronësie. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.