Bayern Munchen fiton për herë të 6-të në histori të klubit trofeun e Champions Leagues.
Bavarezët kanë mposhtur 1-0 në finale Paris Saint Germain në një ndeshje historike e cila përmbyll sezonin fantastik të skuadrës gjermane e cila fiton tripletën sezonale.
Golin e vetëm të takimit e realizoi pikërisht një francez, Kingsley Coman i cili në me një goditje me kokë ndal topin në rrjetën e kundërshtarit.
Pa dyshim një meritë të jashtëzakonshme merr edhe portieri Manuel Neuer i cili me pritjet e tij heroike i jep suksesin skuadrës së tij.