Në përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në Nekoc të Drenasit, u vra një person ndërsa tre të tjerë u lënduan.
Autori i dyshuar i vrasjes, dyshohet të jetë djali i Shaban Sylës, i dënuar në rastin “Bllaca 2”.
Sipas burimeve, viktima së bashku me vëllain dhe babain ishin duke lëvizur me kamion, ndërsa tre të dyshuarit (vëllezërit Syla) kanë qenë mbrapa tyre me një veturë.
Personi që mbeti i vrarë Qamil Demiri, ka qenë ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ngjarja sipas burimeve filloi me një fjalosje, ku gjatë kësaj kohe njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të viktimës, i cili pas plagëve të marra ka humbur jetën.
Po ashtu shtoi se babai i viktimës ka marrë plagë në këmbë, kurse vëllai është lënduar nga mjete të mprehta.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë në kërkim të tre personave të dyshuar.