Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Peqin mbrëmjen e sotme, ku një 9-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurtaj, ndërsa nga hetimi paraprak dyshohet se i mituri me inicialet P.Ç është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin, është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç, banues në fshatin Kurtaj, Peqin.
Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.