Qeveria e Bjellorusisë u zotua se do të marrë kontrollin e monumenteve kombëtare për t’i mbrojtur ata nga protestuesit, pasi demonstruesit e opozitës u mblodhën në Minsk të dielën.
Përmes një njoftimi për media, ministria e Mbrojtjes tha se nëse monumentet dhe statujat bëhen cak i protestuesve, atëherë protestuesit do të përballen me forcat policore dhe ushtrinë.
“Ne po i paralajmërojmë rreptësisht: Në rast të prishjes së rendit dhe paqes në këto vend do të duhet të merren jo me policinë, por me ushtrinë”, – tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.
Kishte një prani të fortë të forcës së ushtrisë në kryeqytet ndërsa protestuesit e opozitës filluan të arrijnë në Sheshin e Pavarësisë, të cilët paralajmëroheshin me një altoparlant të shpërndaheshin dhe të ndalonin shkeljen e rendit publik.
Kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale ku Aleksandër Lukashenko mban kontrollin e tij 26-vjeçar, duke shkaktuar protesta masive të opozitës në të gjithë vendin.
Dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ka shprehur solidaritet me protestuesit, duke e vendosur nën presion Lukashenkon për të hequr dorë nga thirrjet për një votim tjetër.
Por Presidenti pohoi duke këmbëngulur se nuk do të ketë zgjedhje të reja “derisa të vrasin”.
Të Dielën e kaluar, Lukashenko tha para një tubimi në Minsk se Bjellorusia po kërcënohej nga “forcat e huaja”.
Kombet e Bashkuara thanë të Premten se ishte “shqetësuese” që nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar raportet e “torturave dhe keqtrajtimeve në shkallë të gjerë” të njerëzve dhe fëmijëve të arrestuar në lidhje me protestat.
Deri më tani, disa persona janë konfirmuar se kanë vdekur në protestat në Bjellorusi.
Ndërsa, mbi 7,000 protestues raportohet se janë burgosur dhe qindra të tjerë janë rrahur nga policia.
Në solidaritet me bjellorusë, gjatë të dielës janë paralajmëruar se do të mbahen protesta edhe në 26 vende të botës.