Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Fermentimit, ndërsa të plagosurit janë dy.
Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet. Paraprakisht thuhet se të plagosurit janë shtetasit Edison Gjeka dhe Ndue Pali.
Burimet policore bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar me armë e më pas janë larguar me një makinë “Audi” në ngjyrë të zezë. Në ndjekje të tyre është vënë policia, e cila ka rrethuar zonën, ndërsa në ndihmë të forcave të rendit është vënë edhe FNSH.
Po ashtu mësohet se dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.