BallinaAktualitetVIDEO/ Momente tmerri, lojtari i Ajaksit bie në fushë. Zbulohet shkaku

VIDEO/ Momente tmerri, lojtari i Ajaksit bie në fushë. Zbulohet shkaku

spot_img

Futbollisti i Ajaksit Dejli Blind ka frikësuar skuadrën dhe tifozët teksa u shtri në fushë ditën e djeshme gjatë miqësores kundër Hertës së Berlinit.

Lojtari holandez ra në hyrje të zonës teksa po vraponte. Ai u zëvendësua menjëherë nga trajneri Erik Ten Hag, i cili zbuloi pas takimit se pompa artificiale e vendosur në zemrën e 30-vjeçarit u fik duke shkaktuar humbjen e kontrollit të lojtarit.

“Pompa kardiovaskulare e Dejli Blindit u fik. Ai u zëvendësua menjëherë pas ndeshjes dhe tani ndihet mirë. Po monitorojmë gjendjen e tij shëndetësore”, u shpreh trajneri i Ajaksit Ten Hag.

Blind vuan nga problemet në zemër. Ai ra në fushë dhjetorin e vitit të kaluar gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Valencias. Më pas, ai u diagnostikua me shqetësime në zemër.

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular