Partia Demokratike ne vijim te denoncimit per emerimin ne krye te Policise se Shtetit te ish bashkepunetorit te Sigurimit, akuzon kryeministrin Rama dhe ministrin Lleshaj per heshtje.
Ish-deputetja Dhurata Çupi, gjate nje deklarate per mediat theksoi se ata te dy heshtin, pasi jane pergjegjes per emerimin bere.
Sipas saj, te dy, e dine dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt.
“A po zbatohet dhe në këtë rast i njëjti plan si me rastin e Gjovalin Lokajt për të kaluar vettingun në shkelje të ligjit?!”pyet ish-deputetja.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI
24 orë pas denoncimit të Partisë Demokratike që në krye të Policisë së Shtetit është emëruar një agjent i sigurimit të shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj heshtin.
Dy njerëzit që kanë emëruar bashkëpunëtorin e sigurimit, në postin e ndëndrejtorit të policisë, nuk kanë thënë asnjë fjalë.
Kryeministri në ikje dhe servili i tij Lleshaj heshtin sepse janë ata përgjegjës për emërimet e të inkriminuarve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit në drejtim të Policisë.
Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.
Duke emëruar Albert Dervishajn në këtë post, dyshja Rama-Lleshaj kanë shkelur ligjin dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi.
Emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt.
Me këtë heshtje ata nxjerrin zbuluar farsën me vettingun që ngritën vet dhe ligjin për policinë e Shtetit duke emëruar me bindje të plotë sigurimsa në krye të organizatës më të rëndësishme ligjzbatuese në Shqipëri.
Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe ata që e kanë emëruar në krye të policisë, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Në qeverisjen e Partisë Demokratike, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do mbajnë përgjegjësi ligjore e penale dhe policia do të kthehet në shinat e ligjshmërisë duke i shërbyer vetëm sigurisë së vendit dhe qytetarëve.