Dizajni i ri i Facebook’ut do të aktivizohet për të gjithë në shtator, i vjetri do të zhduket

2
190

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, kishte nisur në pranverën e vitit 2020 një përditësim në dizajn të faqes, por deri tash u kishte lejuar përdoruesve opsionin e rikthimit në ndërfaqen e vjetër.

Megjithatë, nga shtatori ky opsion do të zhduket, deshën apo jo përdoruesit e rrjetit social.

Dizajni i ri i Facebook’ut ngjan në ndërfaqen e rrjetit tjetër social Twitter, si dhe ka më shumë seksione e tabela të ndryshme për grupe, video e të tjera.

Në ditët e fundit, ky rrjet social ka nisur t’i alarmojë përdoruesit për ndryshimin e detyrueshëm të dizajnit përmes një njoftimi që thotë se “përvoja e vjetër në Facebook më s’do të jetë në dispozicion duke nisur në shtator”.

Ajo përcillet nga një pyetësor i shkurtër që pyet përdoruesit nëse e duan versionin klasik për shkak të ndonjë veçorie që mungon te versioni i përditësuar.

Edhe Facebook me versionin e ri ka ofruar ngjyrën e zezë në prapavijë.

Dizajni ishte prezantuar vitin e shkuar në konferencën e përvitshme F8, para se të niste qarkullimin në mars 2020.

 

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: startnews.news/2020/08/30/dizajni-i-ri-i-facebookut-do-te-aktivizohet-per-te-gjithe-ne-shtator-i-vjetri-do-te-zhduket/ […]

Comments are closed.