Në 24 orët e fundit betejën me koronavirusin e kanë fituar 75 qytetarë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 75 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja në Facebook.
Krahasuar me një ditë më parë numri i pacientëve të shëruar është ulur. Ditën e djeshme u raportua se betejën me covid 19 e kishin fituar 119 qytetarë.
Në total që nga fillimi i pandemisë, këtë betejë e kanë fituar 5214 qytetarë.
Ditën e djeshme ministria njoftoi për 101 raste të reja dhe 5 humbje jete.