BallinaKryesoreAnaliza/Edi Rama mban fjalimin më pesimist të mandatit shtatë vjeçar

Analiza/Edi Rama mban fjalimin më pesimist të mandatit shtatë vjeçar

spot_img
spot_img

Si një mjeshtër i imazhit, Edi Rama ka bërë mirë që vuri në sfond të fjalimit të tij para socialistëve, në Labinot, bustin e Skënderbeut. Në këtë hapje të sezonit të ri politik, atij do ti duhet të ndërmarrë një betejë të ngjashme me ato të heroit tonë kombëtar pesë shekuj më parë, për të shpëtuar partinë socialiste nga katastrofa e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë mision të pamundur e ka përshkruar vetë kryeministri, me ndoshta fjalimin më pesimist që ka mbajtur që nga koha kur drejton vendin.

Po ta shohësh e rishohësh fjalimin e Ramës ngjyrat janë tejet disfatiste. Ai pranon se nëse votimet do bëheshin këtë të djelë: “PS nuk do ti fitonte dot zemrat e të gjithë atyre që janë s’kanë votuar kurrë për kundërshtarët e saj”. Ai pohon me dhimbje se qeveria e tij «vlen më shumë sesa se sa i duket sot atyre që jane të lëkundur nw vlersimin tonë ». Ai vë gishtin mbi plagë duke thënë se “ne do te merrnim me pak vota sesa e meritojme për punet që kemi berë për Shqipërinë”.

Ndryshe nga analiza që bëjnë kundërshtarët  politikë, apo kritikët e tij, kryeministri ka identifikuar edhe arsyet se përse gjendja është e tillë. Ai e ka lidhuar atë me ata që i ka quajtur “kundërshtarët e padukshëm”. Ata janë: lodhja dhe mërzia e disave, “lëkundja e të tjerëve mes votimit për ne dhe mosvotimit hiç”, si dhe “zhgënjimi i vetë socialistëve nga pritshmeritë e  papërmbushura që motivojnë mosdaljen në zgjedhje”.

Pra, me një fjalë, Edi Rama që është një lexues frenetik sondazhesh të rregullta i trembet një bojkoti të votuesve të majtë, që tashmë janë të lodhur dhe të zhgënjyer me të.

Dhe për të shpëtuar ç’të shpëtohet , si Skënderbeu në betejën ndaj osmanëve, ai në hapjen e këtij sezoni të ri politik, po tenton dy rrugë. E para friksimn e strukturave kryesore të partisë se po nuk dhanë maksimumin nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së 2012. “Asnjë emër nuk vlen më shumë se PS. Askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadrën e 2021”, tha ai në lokalin e Gjergj Lucës, në Labinot, duke shtuar: “PS as nuk ka lindur me ne, as nuk do të vdesë pa ne”.

Rruga e dytë është ajo e hapjes apo zgjerimit hipotetik të një partie që në pushtet e sjell vota dhjetfish më e madhe se numri i antarësisë së saj. Prandaj ai bëri apel që PS të ngrihet mbi tendencën që ka çdo forcë politike për tu izoluar brenda vetes.

Pra, me iluzionin prej kastrioti për të mobilizuar forcën politike të demoralizuar nga mosukseset e pushtetit, kriza ekonomike dhe thundra e oligarkëve në vendimarrje, si dhe me shpresën që falë listave të hapura të përthithë më shumë gjak të ri dhe dinamizëm, Rama do të tentojë të mbulojë dështimet e një projekti shtatë vjeçar.

A do ja dalë?

Ndonëse ai tha se është i bindur që “PO” pyetja që ngriti vetë është është e vlefshme për çdo votues: “çmund të bëjnë ai dhe PS-ja më shumë”? ©Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular