BallinaKronike"E kuqja tërbon edhe demin"/25-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual pronarin

“E kuqja tërbon edhe demin”/25-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual pronarin

spot_img
spot_img

Një 50-vjeçar me inicialet K. D u pyet nga policia për dyshimet se ai kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të moshës 25 vjeç, fillimisht duke i hedhur komplimente të tepruara e më pas duke e ftuar herë pas here për drekë në Durrës.

Rasti u regjistrua nga Komisariati numër 1 në Tiranë, sipas denoncimit të vajzës me inicialet J. M. E reja rezulton të ketë lindur në Gjermani dhe është shkolluar atje si inxhiniere elektronike. Ajo sipas burimit të gazetës Si u kthye në kryeqytet përkohësisht dhe ndërkohë aplikoi për një vend pune në një studio.

“Ramë dakord për rrogën, pasi u intervistova për shkollën që kisha përfunduar dhe për punën që do kryeja dhe u paraqita në detyrë. Ditën e parë punova deri në orën 17.00 dhe u largova. Ditën e dytë mbaj mend që kisha veshur një fund të kuq dhe K. D më drejtoi një koment, ‘ky fund do jetë problem, e kuqja tërbon edhe demin, jo më e di vetë ti’”.

25-vjeçarja shton se nuk ishte përgjigjur dhe gjatë ditës K. D dhe e punësuara kishin udhëtuar drejt Durrësit për një takim pune me një administrator të një firme. “Shefi më ftoi në drekë në përfundim të takimit dhe gjatë drekës më pyeti për familjen, sa fëmijë ishim dhe nëse kisha qenë ndonjëherë e dashuruar”.

Sipas pretendimit të punonjëses, gjatë drekës shefi e kishte prekur dy herë në krah, por siç i shpjegon në polici “kujtova se kërkonte të më tërhiqte vëmendjen”. Kallëzuesja i tregon policisë se në përfundim të drekës ishin kthyer në zyrë ku ajo ka punuar deri në orën 19.00.

“Shtetasi K.D më pyeti në ditët në vazhdim nëse isha e mundur të udhëtoja drejt Sarandës që të isha e pranishme në një takim”, citojnë pjesë nga kallëzimi burime të gazetës Si.

“Iu përgjigja që është larg dhe atë ditë duke qenë se sërish kishte kaluar orari zyrtar K.D u përpoq të ishte sa më i sjellshëm dhe kërkoi të më shoqëronte me makinë në shtëpi”. E reja tregon në polici që përkujdesjet e K. D dhe mirësjellja e punëdhënësit ka vazhduar edhe pse e punësuara ishte përpjekur disa herë të vendoste kufij.

“Në një nga këto ditë me preku dorën dhe buzëqesha ftohtë. Shtyva karrigen dhe i thashë që duhet të flasim. Në mbrëmje më mori në telefon dhe më çoi sms përtej orarit zyrtar ku më komplimentoi”.

Siç bëjnë me dije burime të gazetës Si, 25-vjeçarja pretendon se durimi i saj ka sosur kur në një nga ditët pas komplimenteve të tepruara për veshjen, bosi e paralajmëroi “nuk duhet të jesh kaq e ftohtë, duhet të buzëqeshësh”. Kallëzuesja thotë “i fola drejtpërdrejt, i thashë nuk më pëlqejnë prekjet dhe as komplimentet në punë.

Bosi u përgjigj: mirë në rregull. Por brenda të njëjtës ditë, 50-vjeçari është ngritur nga karrigia, i ka përkëdhelur kokën. Tentova të largohem, por ai më preku fundin dhe më përkëdheli”.

E reja shton se pronari kur e ka parë të acaruar ka pohuar “më fal, ky është një gabim që nuk do përsëritet më”. Sidoqoftë 25-vjeçarja pasi ka dalë nga zyra është drejtuar menjëherë në polici duke theksuar se ishte ngacmuar seksualisht. por 50-vjeçari pasi u thirr në komisariatin numër një deklaroi: do t’i jap shpjegimet një ditë tjetër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular