Nga dëshmitë që janë përfshirë në dosjen hetimore, deri më tani nuk bëhet fjalë për asnjë shqiptar teksa dalin detaje të reja nga sherri që ka bërë Maguire, vëllai i tij dhe një tjetër me policët.
Vetë një oficer policie i cili kontribuoi në arrestimin e tij, tha se Maguire shau rëndë me fjalë banale Policinë dhe Greqinë.
Ai ka thënë se nuk i intereson për policët pasi është krenuar duke qenë kapiten i Manchester United.
“Ju q****a të gjithë, q***i, ju q****a policine greke, ju q****a Greqine, ju q****a civilizimin grek, mua nuk me plas.’’- tha oficeri.
Ndërkohë një tjetër dëshmitar, shoferi që shoqëronte Maguiren ka theksuar se futbollisti sulmoi oficerin e policisë, e shtyu larg, dhe e shqelmoi në këmbën e djathtë duke e lënë me enjtje.
‘’Sulmoi oficerin. Ai e shtyu atë larg dhe e shqelmoi në këmbën e djathtë duke i shkaktuar ënjtje.’’- tha dëshmitari i dytë.
Po ashtu dëshmitarët thonë se dhe vetë vëllai i tij ishte shumë i dhunshëm pasi së bashku e shtrinë oficerin përtokë.
Gjithsesi Maguire u dënua, por jo për akuzat të reja. Dënimi i tij nga drejtësia greke me 21 muaj burg por të pezulluara me kusht.