BallinaKryesoreRama po e përdor PS si letër higjenike për nevojat e tij

Rama po e përdor PS si letër higjenike për nevojat e tij

spot_img
spot_img
Nga Red Varaku

Pothuajse të gjitha aktet e Ramës, veçanërisht pas daljes së përgjimeve dhe daljes së opozitës nga parlamenti, kanë qenë në kundërshtim me parimet demokratike të qeverisjes dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë.
Ky kryeministër po injoron deklaratat e institucioneve dhe përfaqësuesve më të larta të saj, të cilët kërcënojnë me bllokim integrimi në rast të shkeljes së marrëveshjes së pesë qershorit.
Një taktikë politike e njohur kjo, që ndërmerret gjithmonë sa herë kryeministri ka nevojë , me qëllim zhvlerësimin e kritikave dhe presionit të BE për zbatimin e parimit të konsensualitetit për marrëveshjen e pesë qershorit, moszbatimi i të cilës prodhoi dhe bllokimin e integrimit dhe ndarjen e Shqipërisë nga RMV-ja.
I qartë se prej vjet Perëndimi është investuar në largimin e tij dhe i bindur që nuk do t’ia pranojë shkeljen e marrëveshjes së pesë qershorit, Edi Rama po bën gjithçka për të garantuar paprekshmërinë e tij pas largimit.
Në fakt të gjithë liderët e inkriminuar të Ballkanit, kanë vetëm një formulë kur u ngushtohet laku dhe ajo është relativizimi i nevojës për një aleancë me Perëndimin dhe krijimi i aleancave të reja me faktorë të tjetë anti-perëndimorë si kërcënim për Perëndimin.
Këtë bëri Sllobodan Miloshevici më 1999, kur u krijua koalicioni më i madh botëror që mbështeti bombardimin e Serbisë për lirinë e Kosovës.
Këtë bëri Gruevski pas fillimit të izolimit të tij dhe presionit Perëndimor. Këtë po bën dhe Edi Rama tani që po e shikon vendosmërinë e Perëndimit për largimin e tij, nëpërmjet 15 kushteve dhe presionit për bllokimin e integrimit.
Ndaj, në përpjekjen e tij të fundit për të hedhur në erë dakortësinë e pesë qershorit në emër të sovranitetit, Edi Rama po tenton të krijojë idenë, se ndryshimet kushtetuese nuk e cënojnë thelbin e pesë qershorit. Kjo për ta bërë sa më relativ në sytë e opinionit publik bllokimin që po i vjen nga Perëndimi.
Duke marrë pozat e gjelit majë plehut, ai po krekoset si të gjithë autokratët e ngjashëm, me qëllim mbajtjen me gajret të asaj çetës së verbër, që po e ndjek drejt vetëshkatërrimit. Në taktikën e tij Rama po tenton të zvogëlojë dhe realativizojë sa më pak impaktin që ka bllokimi i integrimit tek shqiptarët duke shpikur lloj lloj alibish.
Por, edhe pse po e dëmton rrugëtimin e Shqipërisë drejt Perëndimit jo pak,
e vërteta është që ky qëndrim, më së pari ka një kosto rrënuese për vetë PS, sepse kësaj rradhe ajo po përdoret strikt vetëm për interesa private të një njeriu, i cili ka për qëllim ndalimin e implementimit të standardeve evropiane në Shqipëri, sepse implementimi i tyre do të thotë largim i tij.
Një bastardim të tillë PS, nuk mund t’ia bënte askush përveç atij, që e ka përdorur atë vazhdimisht si një letër higjenike, sa herë e zënë krizat e panikut nga krimet që ka bërë.
Sot Edi Rama është në pozitat e njeriut të terrorizuar nga krimet e tij dhe posti i kryeministrit nuk i duhet më për të negociuar interesat tona dhe aq më pak ato të PS, por i duhet vetëm si një mundësi për të negociuar axhendën e tij personale. Në fakt kjo është edhe arsyeja kryesore se pse ai nuk duhet të vazhdojë të përfaqësojë më vullnetin e shqiptarëve.
Gjithsesi, shqiptarët do ta kalojnë dhe këtë pengesë të fundit drejt Perëndimit, por në fund të kësaj beteje, e humbura më e madhe e kësaj beteje do të mbetet PS, pasi pas rrëzimit të këtij njeriu, ajo do të jetë aq e rrënuar moralisht dhe aq e shpartalluar numerikisht, sa do ta ketë shumë të vështirë të ringrihet.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular