Përfaqësuesi Politik i PS-së në Qarkun e Kukësit, Safet Gjici një ditë pasi mori këtë detyrë, ka vendosur të sulmojë deputeten aktuale të Kukësit në parlament, Mimi Kodheli.
Sipas Gjicit, Kodheli nuk duhej të ishte deputete e Kukësit, por duhej të ishte ai, nëse do të ishin listat e hapura në zgjedhjet e vitit 2017.
‘Mimi Kodheli nuk ka qenë e njohur fare në qytetin e Kukësit, por partia e solli si kryesuese të listës për deputetë në qarkun e Kukësit.
Natyrisht partia dhe ne ishim të bindur për ta mbështetur dhe e mbështetëm dhe sot ajo ka mandatin e deputetit. Tashmë kemi një sistem tjetër zgjedhor, zgjedhje të drejtpërdrejta ku individi do të marrë më shumë vota do të dalë deputet.
Nëse në 2017 do të ishte ky sistem zgjedhor sot në parlamentin e Shqipërisë do të isha unë deputet dhe jo Mimi Kodheli’, ka thënë Gjici për Faxnews.