Një tentativë vetëvrasje ka ndodhur Tiranë pasditen e sotme.
Një 60-vjeçar në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve ka tentuar të hidhet nga lartësia, por fatmirësisht është ndaluar nga policia.
“Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktorëve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor.” – njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.