Pesë fëmijë janë gjetur pa shenja jete në Gjermani ditën e sotme. Sipas raportimeve paraprake, dyshohet ata mund të jenë vrarë nga nëna e tyre e cila më pas tentoi që të kryente vetëvrasje.
Trupat e të vegjëlve janë zbuluar në një kompleks apartamentesh në Solingen, 20 milje nga Cologne më Gjermaninë lindore, s
Sipas Bild, nëna 27-vjeçare e tyre dyshohet që t’u ketë marrë jetën dhe më pas është hedhur përpara një treni.
Pas tentativës, ajo ka arritur që të mbijetojë por me plagë serioze.
Fëmijët raportohet të kenë qenë të moshës një, dy, tre, gjashtë dhe tetë vjeçare, ndërsa njëri që ishte 11-vjeç ka dalë i palënduar.
Më e vogla mes viktimave ishte 18-muajshe ndërsa 11-vjeçari ndodhet nën kujdesin e të afërmve.
Autoritetet në Wuppertal po hetojnë vdekjet e fëmijëve, ndërsa dhjetëra oficerë dhe një numër i madh automjetesh ndodhen të parkuara jashtë ndërtesës